Përkrah modeles s*ksi, çfarë po na “fsheh” 2TON?

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 10:19
Përkrah modeles s*ksi, çfarë po na “fsheh” 2TON?

2Ton është një nga reperët më të suksesshëm, i cili numëron shumë hite, e shquhet për bashkëpunime.

Së fundmi, ai paralajmëroi fansat e tij se një projekt i ri vjen së shpejti. Siç mësohet nga reperi kënga është xhiruar në Shkodër.

“Të premten”, ka shkruar 2TON teksa ka publikuar një video me modelen e cila është pjesë e klipit të ri.

Edhe pse është përfolur shumë për jetën e tij, ai ka qenë diskret rreth lidhjeve të dashurisë e punëve të zemrës teksa intervistat e tij numërohen me gishtat e dorës.

Disa muaj më parë artisti u përfol se ka nisur një romancë të re dhe shkak u bë publikimi i një fotografi ku shihej një bukuroshe zeshkane.

Mirëpo, më pas u zbulua se ajo nuk ishte e dashura e tij, por protagonistja e videoklipit të ri.

Gjithsesi, 2 Ton nuk është beqar. Ai ndodhet në një lidhje dashurie serioze, megjithatë ka vendosur ta mbajë atë larg syrit të publikut, sikurse ka raportuar më herët.

Nuk dihet ende asnjë detaj rreth lidhjes së tyre, por ne shpresojmë t’i shohim sa më parë së bashku.

Së fundmi reperi ka blerë një shtëpi luksoze në Ferizaj. Artisti e konfirmoi këtë lajm përmes një fotoje të publikuar në InstaStory.

(Kosova Sot Online)