Pas largimit nga Pallati Mbretëror, Princi Harry nis zyrtarisht një punë të re!

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 10:33
Pas largimit nga Pallati Mbretëror, Princi Harry nis zyrtarisht një punë të re!

Princi Harry ka nisur zyrtarisht një punë të re në Kaliforni!

Duka e Sussex-it i është bashkuar kompanisë “Better Up”, si zyrtari kryesor i saj, raporton “BBC”. Një zëdhënës i Harry-t konfirmoi po ashtu rolin e ri të Princit.

“Better Up” ofron shërbime të trajnimit dhe të shëndetit mendor për klientët. Në faqen e internetit të kompanisë, Harry renditet si pjesë e ekipit të saj drejtues, duke e përshkruar atë si një “humanitar, avokat i shëndetit mendor dhe ambientalist”.

Harry nis këtë punë të re disa javë pasi ai dhe Meghan, Dukesha e Sussex, dhanë një intervistë bombë për Oprah Winfrey që detajonte vendimin e tyre për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe për t’u larguar nga rolet e larta në familjen mbretërore britanike. Çifti, i cili po jeton në Kaliforni, gjithashtu foli për presionin që kishte jeta mbretërore në shëndetin e tyre mendor.

Në lidhje me punën, Harry tha se ai kishte përfituar personalisht nga trajnimi i siguruar nga “BetterUp”.

“Unë personalisht kam parë që puna me një trajner të ‘BetterUp’ ishte e paçmuar. Unë u shoqërova me një trajner vërtet të mrekullueshëm që më ka dhënë këshilla të shëndosha dhe një perspektivë të re,”- tha Harry në një postim në blog.

(Kosova Sot Online)