Rita Ora shfaqet sensuale, komenti tipik shqiptar i nënës së saj i bën të gjithë për të qeshur

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 15:23
Rita Ora shfaqet sensuale, komenti tipik shqiptar i nënës së saj i bën të gjithë për të qeshur

Rita Ora po shijon aktualisht qëndrimin e saj në Australi, ku po shërben si mentore në sezonin e ri të “The Voice of Australia”. Këto kohë ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike dhe mjaft aktive në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë shpesh me fansat foto të saj, teksa një nga postimet e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Rita shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe duket mjaft sensuale. Anash fustani nuk është qepur, por i kapur me disa lidhëse dhe kjo i ka tërhequr vëmendjen nënës së saj, që i ka lënë një koment tipik shqiptar.

“Zemra bre peni holl…”, ka shkruar Vera Ora në komente shoqëruar me disa zemra të kuqe. Ky koment ja ka rënë në sy ndjekësve të tjerë, që thonë se Vera është njësoj si gjithë nënat shqiptare.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme Rita u shpreh shumë e lumtur për 2 arritje mjaft të rëndësishme në karrierë.

“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “How we do (party) bën 9 vite sot! Ëoë ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe…

#BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, shkroi Rita në një postim.

(Kosova Sot Online)