E surprizojnë para derës së shtëpisë, emocionohet Kida

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 16:15
E surprizojnë para derës së shtëpisë, emocionohet Kida

Kida është një ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit shqiptar. Këngëtarja ka arritur të bëjë për vete me elegancën dhe thjeshtësinë e saj, mijëra fansa nga estrada shqiptare. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një surprizë të këndshme nga një fanse e zjarrtë e saj.

Ajo i ka lënë një trëndafil para derës së shtëpisë së bashku me një letër. Fansja shkruan se këngëtarja është idhulli i saj dhe se ka ëndërruar gjithmonë ta takojë. Teksa e ka ndarë këtë letër me ndjekësit e saj, Kida ka shkruar: ”Unë jam personi më me fat në botë pasi kam fansat më të mirë. Ju dua shumë”.

Kujtojmë që projekti më i fundit i Kidës është “Drunk”, publikuar tre muaj më parë. Ndonëse është vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur të renditet në mesin e artisteve më të mira shqiptare, me një sërë hitesh në repertorin e saj.

(Kosova Sot Online)