Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Los Angelos

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 18:17
Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Los Angelos

Pavarësisht se po kalon kohë të vështirë në jetën e saj personale, Kim dukej më e lumtur se kurrë derisa shkëlqeu me një buzëqeshje.

E fotografuar me disa nga ekipi i saj në Los Angelos, ylli i realitetit e cila kërkoi divorcin nga burri Kanye West muajin e kaluar  tregoi linjat e saj në pantallona të lëkurës gjarpri.

Në pjesën e lart ajo kishte veshur një bluzë pa mëngë të lidhur në një nyjë në pjesën e pasme për të nxjerrë në pah belin e saj dhe veshi disa taka me rripa.

Flokët e saj zeshkane ishin të stiluara në valë të gjata sirene dhe ajo aksesonte me një çantë të vogël argjendi.

Ndërsa nëna e Kim, Kris Jenner kohët e fundit pranoi se themeluesja e markës Skims po kalon një kohë të vështirë mes divorcit nga Kanye me të cilin u martua në vitin 2014.

Kris adresoi fundin e martesës së vajzës gjatë premierës së sezonit të Keeping Up With The Kardashians të enjten.

Image

(Kosova Sot Online)