Na habitën! Çfarë po ndodh mes Kidës dhe reperit gjerman?

  • G.G /
  • 25 March 2021 - 10:31
Na habitën! Çfarë po ndodh mes Kidës dhe reperit gjerman?

Vitin e shkuar Kida ishte një nga këngëtaret më aktive dhe solli disa nga hitet më të mëdha të 2020-s. Bashkëpunimi i saj me Mozzik rezultoi një super sukses e po ashtu edhe dy këngët solo “Edhe sa” dhe “Drunk”.

Ndërkohë për këtë vit ajo nuk ka sjellë ende asgjë dhe ka qëndruar në heshtje. Mirëpo kjo nuk do të thotë se Kida nuk ka punuar!

Ditën e sotme këngëtarja ka lënë të dyshosh se së shpejti do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur gjerman, Samra. Në fakt ajo nuk e ka pohuar vetë këtë gjë, por postimet në Instagram të lënë të kuptosh se dyshja kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin. Kida ka postuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”. Ajo ka përmendur në postim reperin dhe e ka shoqëruar me një zemër të bardhë.

Mirëpo pas këtij komenti ka pasur nga ata që kanë menduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se një bashkëpunim.

Të  njëjtën gjë si Kida ka bërë edhe Samra. Ai ka postuar një foto të tij dhe në përshkrimin e imazhit shkruan ndër të tjera: “Unë jam ëndrra jote arabike, vajza shqiptare veshur me YSL”. Edhe ai ka etiketuar Kidën në  postim dhe kjo e fundit i ka komentuar: “Ne të dy jemi yje”.

Se çfarë po ndodh realisht mes dyshes jemi shumë kuriozë ta mësojmë dhe mezi po presim në vijim të tjera detaje.

(Kosova Sot Online)