Kourtney Kardashian vjen me foto nga pishina

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 15:36
Kourtney Kardashian vjen me foto nga pishina

Blogerja me famë botërore siç duket mezi po pret ardhjen e pranverës.

Megjithatë, siç duket ajo nuk po e ndjenë edhe shumë mungesën e kësaj stine pasi pa filluar ende ka publikuar një fotogafi e zhveshur.

Kourtney Kardashian ka sjellur një pozë joshëse duke treguar tiparet e saj të formësuara në bikini derisa shihet e shtrirë pranë pishinës.

“Pushimet e pranverës”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit 41 vjeçarja.

Ndryshe, motra e Kim Kardashian arriti të marr komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram nga e gjithë bota.

Theksojmë se bukuroshja Kardashian po vazhdon lidhjen me të dashurin e saj Travis Barker në aludimet se ish-bashkëshorti i saj i ka kërkuar sërish martesë.

Image

(Kosova Sot Online)