Dua Lipa josh me imazhet e reja, vë në pah linjat e mrekullueshme trupore

  • G.G /
  • 26 March 2021 - 14:42
Dua Lipa josh me imazhet e reja, vë në pah linjat e mrekullueshme trupore

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po korr sukses të madh në industrinë muzikore.

Këngëtarja jo vetëm që mori vëmendje me paraqitjen në “Grammy Awards 2021”, por fitoi edhe çmimin për albumin më të mirë “pop”, shkruan “Daily Mail”.

25-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa foto nga pushimet, në të cilat thekson linjat e mrekullueshme trupore e veshur e gjitha në ngjyrë rozë.

Dua, e cila pozoi në një ambient pranë detit, kishte veshur pantallona të shkurtra rozë, ashtu sikurse mbante edhe një palë syze dielli rozë.

Në një postim tjetër, këngëtarja tregoi fizikun e saj, teksa përpiqej të ruante ekuilibrin gjatë kohës që qëndronte me kokë poshtë.

Të gjitha imazhet e tjera tregojnë Duan me partnerin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid.

Këto pamje vijnë pas incidentit që ndodhi të shtunën në Meksikë. Dua u sulmua nga disa fansa, prandaj u desh ndërhyrja e truprojës së saj që të mund të hipte në makinë e sigurt.

(Kosova Sot Online)