'Lamtumirë babë', djali i Rasim Thaçit i kushton fjalët prekëse

  • G.G /
  • 26 March 2021 - 15:07
'Lamtumirë babë', djali i Rasim Thaçit i kushton fjalët prekëse

Sot ka vdekur aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive, ku edhe së fundmi ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sot djali i tij, Artan Thaçi, ka postuar në rrjete sociale duke i dhënë lamtumirën babait të tij përmes një shkrimi prekës në Instagram

“Lamtumirë babë, njeri me zemër të madhe”, shkruan djali i Cimës përkrah fotografisë së publikuar.

(Kosova Sot Online)