Mihrije Braha për aktorin Rasim Thaçi: Një legjendë, një epokë, një piramidë me vete

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 22:06
Mihrije Braha për aktorin Rasim Thaçi: Një legjendë, një epokë, një piramidë me vete

Si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi fillimisht  bërë i ditur nga Klinika e Mjekimit Intensiv, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar nga COVID-19 dhe ishte i shtrirë në mjekimin Intensiv.

Vdekjen e aktorit të njohur, e kanë përjetuar rëndë edhe shumë artistë, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, ka shkruar: "Nje legjende , nje epoke nje piramide me vete ! Nje dite do te shkoje , si te gjthe , por heret miku jon! Kishe akoma per te dhene , kishe akoma per te na thene . Cdo dite i kemi shkruar mikut ton doktorit te madh qe u kujdes per ty ? Si e kemi Cimen ?  S mund ta besojë  Dhembje pasha zotin ! Prehu ne paqe me gjigantet tjere te artit e te kultures qe sjan me!".

Image

Vajza e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaçi ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit për vdekjen e babait.

Image

Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në rrjetin social “Instagram” e ku tregoi se është shumë e pikëlluar për humbjen e babit të saj.

“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, shkroi këngëtarja e pikëlluar përkrah një fotografie të aktorit.

Image

(Kosova Sot Online)