Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëjnë daljen e parë publike me të bijën

  • G.G /
  • 27 March 2021 - 11:34
Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëjnë daljen e parë publike me të bijën

Të enjten, prindërit e rinj Gigi Hadid dhe Zayn Malik bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në më shumë se një vit. Çifti u fotografua bashkë me vajzën e tyre, Khai, për një shëtitje nëpër New York City. Malik kishte veshur një xhaketë të zezë me një palë xhinse dhe këpucë të zeza.

Hadid i përshtatej flokëve të saj të reja, të ndritshme portokalli, me një xhaketë me të njëjtën ngjyrë, kombinuar me një shall. Ajo gjithashtu mbante një palë xhinse të gjera, kombinuar me atlete të bardha. Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit që kaluam.

Ndonëse publikojnë shpesh momente me vogëlushen, ata janë treguar shumë të rezervuar përsa i përket portretit të saj. 25-vjeçarja dhe ish anëtari i bandës “One Direction” filluan të takoheshin për herë të parë në 2015. Romanca e tyre është shoqëruar me peripeci që çuan në shumë ndarje dhe ribashkime, por u rikthyen sërish bashkë në fund të 2019. 

(Kosova Sot Online)