Pra, kjo na qenka arsyeja e vërtetë e ndarjes së Teas dhe Beartit!

  • G.G /
  • 27 March 2021 - 11:54
Pra, kjo na qenka arsyeja e vërtetë e ndarjes së Teas dhe Beartit!

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka pushtuar mediat rozë ditët e fundit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ndërkohë thumbimet mes njëri-tjetrit gjatë kësaj kohë kanë qenë të shumta.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhej në shprehjen që shpërndau Bearti.

Pas këtyre thumbave nuk mungoi as reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ndau një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë. Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punët mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Mbrëmjen e djeshme, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”- ka shkruar Meridiani.

(Kosova Sot Online)