Beyonces i vidhen gjëra në vlerë prej 1 milion dollarësh

  • G.G /
  • 27 March 2021 - 13:52
Beyonces i vidhen gjëra në vlerë prej 1 milion dollarësh

Njësitë e magazinimit në Los Angjelos të cilët përmbanin gjëra të Beyonces janë targetuar për herë të dytë këtë muaj nga hajnat.

Ata kanë vjedhur disa çanta dhe fustane që i përkasin këngëtares 39 vjeçare.

TMZ raporton se këto gjëra ishin marrë me qira nga kompania e saj e produksionit “Parkwood Entertainment” dhe se edhe gjërat nga vjedhja e parë që kishte ndodhur i takonin Beyonces, transmeton Koha.net. Vjedhja e dytë përfshin çanta dore, lodra të fëmijëve dhe fotografi të një stilisti të Beyonces. Policia e Los Angjelosit është duke i hetuar vjedhjet mirëpo deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Kujtojmë se Beyonce ka hyrë në histori këtë muaj, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti “Grammy” të fituara në karrierën e saj.

Vetëm në ceremoninë e këtij viti të “Grammy” e cila u mbajt këtë muaj, Beyonce ka fituar katër çmime: Best R&B Performance për këngën ‘Black Parade’, Best Rap Song and Best Rap Performance për këngën ‘Savage’ me reperen Megan Thee Stallion, dhe Best Music Video për këngën ‘Brown Skin Girl’.

(Kosova Sot Online)