Deda bën premtimin epik: Do të rikthej Çiljetën

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 10:25
Deda bën premtimin epik: Do të rikthej Çiljetën

Gjatë një situate të improvizuar, Julian Deda mbajti një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në, duke qenë se prej vitesh ai e ka shprehur hapur mbështetjen për këtë krahë. Duke folur ai bëri dhe një “premtim”, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Juli tha se do të rikthejë Çiljetën në  PD dhe në program shpërthyen të qeshurat.

“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakise do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda.

Dikur këngëtarja e njohur ka qenë simpatizante e Partisë Demokratike, por me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj, Çiljeta vendosi të tërhiqej. Ajo është shprehur se ndjehet e zhgënjeyr nga drejtimi Bashës, ndërkohë që ka theksuar se Sali Berishën do e ketë gjithmonë pranë zemrës. Madje së fundmi ajo i habiti të gjithë teksa u shfaq në krah të Erion Veliajt si mbështetëse e tij. Gjatë një emisioni ajo tregoi se Veliaj e ka ndihmuar shumë pas ndarjes nga jeta të babait, ndaj e respekton dhe e vlerëson si kryetar të Bashkisë së Tiranës.

(Kosova Sot Online)