Linda Halimi ngre temperaturat, tregon linjat trupore seksi duke pozuar nga pishina

  • G.G /
  • 29 March 2021 - 10:59
Linda Halimi ngre temperaturat, tregon linjat trupore seksi duke pozuar nga pishina

Linda Halimi është e apasionuar pas palestrës dhe shumica e postimeve të saj në rrjete sociale janë pikërisht në lidhje me stërvitjen.

Edhe pak muaj na ndajnë nga vera, por për këngëtaren ky nuk është aspak një tregues për t’u shqetësuar.

Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, me anë të së cilës ritheksoi edhe një herë linjat seksi.

Linda shihej në një pishinë, e veshur me rroba banjo të kuqe dhe muskujt e artistes nuk mund të mos vihen re.

Ajo kishte bërë edhe makë up, për të theksuar më shumë tiparet që ka.

Linda jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj amerikan, Davon Edwards, dhe me vajzën, Kaimana.

Mirëpo, së fundmi artistja është rikthyer në Kosovë e këtë e ka treguar me anë të postimeve, ku shihet krah miqve e kolegëve të saj.

(Kosova Sot Online)