Rihanna merr vëmendje sërish me paraqitjen

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 15:30
Rihanna merr vëmendje sërish me paraqitjen

Përveç muzikës në krye të tabelave dhe perandorisë kozmetike, mbathjeve të brendshme miliarda dollarëshe, ajo ka mbajtur prej kohësh fansa për aftësitë e saj të shkëlqyera në stil.

Dhe Rihanna bëri të kthenin kokat pas saj të dielën teksa kishte dalë për darkë në restorantin e njohur italian Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni.

33 vjeçarja doli me një stil tërheqës, duke veshur një minifund të zi me të çara anash trekëndëshe, të cilin ajo e bashkoi me një palë take të lartë me ngjyrë të zezë.

Duke veshur një pallto të gjatë mbi ansamblin bukuroshja i shtoi lartësi shtesë kornizës së saj me një palë rrypa të zeza të lidhura.

Me flokët e saj të stiluara me gërsheta, këngëtarja dhe sipërmarrësja e përshtati dukjen me vathë të mëdhenj dhe një koleksion unazash.

Image

(Kosova Sot Online)