Pas suksesit të madh me “Nashta”, Enca frymëzohet për një super projekt

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 08:46
Pas suksesit të madh me “Nashta”, Enca frymëzohet për një super projekt

Në fillim të marsit, Enca publikoi këngën “Nashta”, të cilët fansat kishin shumë kohë që e prisnin. Dhe në fakt ashtu siç ishte menduar kënga i tejkaloi pritshmëritë dhe shumë shpejt u kthye në hitin e këtij muaji. Për 3 javë kënga i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube dhe ky sukses e ka frymëzuar Encën për të realizuar një projekt akoma më të madh.

Këngëtarja duket se është gati të publikojë një mini album, një lloj projekti me të cilin kanë zgjedhur të “eksperimentojnë” shumë artistë këto kohë.

“Kush do një EP së shpejti?”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram shoqëruar me një emoji me sy me zemra.

Kujtojmë se së fundmi Enca ka marrë edhe një dhuratë shumë të veçantë, që i vuri vulën suksesit të saj. Këngëtarja ka zbuluar disa ditë më parë se ka marrë një pllakatë nga Youtube, sepse ka arritur 1 milion abonues në kanalin e saj, në të cilin ka publikuar gjithë projektet muzikore. Enca është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje dhe premton se e ardhmja e saj do të jetë akoma dhe më e ndritur.

“E bekuar. Mirënjohëse. Këngëtarja shqiptare me më shumë abonues”, ka shkruar Enca përkrah videos së dhuratës.

(Kosova Sot Online)