Ju kishin munguar hitet e tij? Majk po rikthehet fuqishëm me një projekt të ri

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 09:39
Ju kishin munguar hitet e tij? Majk po rikthehet fuqishëm me një projekt të ri

Tre muaj më parë, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Majk, erdhi me një bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, të titulluar “Hajde te baba”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”, e që si duket do të vijë si shpëtim për këtë vit të vështirë.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe në tre muaj, numëron 4.3 milion klikime në Youtube.

Mirëpo, e dimë që ju ka munguar të gjithëve Majk në një projekt solo, siç vetëm ai di t’i sjellë.

Lajmi i mirë është se s’do të presim edhe aq gjatë! Reperi ka përveshur mëngët dhe i është futur punës në studio për hitin e ri që do të na sjellë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Majk ka ndarë disa foto nga studio muzikore, duke i gëzuar pamasë fansat.

“Home alone si kevini, po prap at bitch nuk e thirri…”- shkruan Majk, duke lënë të kuptohet se këto rreshta mund të jenë pjesë e teksit të tij.

U bëtë kuriozë apo jo? Epo, duhet të prisni edhe pak, pasi s’ka ende asnjë detaj më shumë për këtë projekt që po vjen.

Mirëpo, për diçka jemi të bindur: Pritja ka për t’ia vlejtur!

(Kosova Sot Online)