Aww! Fansja i bëri Yll Limanit dhuratën më të veçantë dhe ai s’mund të rrinte pa i bërë një dedikim

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 15:38
Aww! Fansja i bëri Yll Limanit dhuratën më të veçantë dhe ai s’mund të rrinte pa i bërë një dedikim

Yll Limani është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe numëron mijëra fansa.

Ai ndan herë pas herë detaje nga jeta e tij profesionale dhe personale me miqtë e tij në rrjetet sociale, mirëpo së fundmi na surprizoi të gjithëve. Ylli ka treguar se një fanse e tij ka shkruar një libër për artistin.

“Adelina Xhaferi sapo e ka publikuar librin e saj të parë ‘Shpirti i një artisti’ për mua. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ai në foton e ndarë në InstaStory.

“Nuk kam mjaftueshëm faleminderit për të gjithë juve që më dhuroni dashuri & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime sadopak iu inspiron, motivon, është gëzimi më i madh i jetës time”, ka shkruar Ylli duke shprehur kështu mirënjohjen për të gjithë fansat e tij.

Kujtojmë se Yll Limani, para pak muajsh ka publikuar baladën e tij, “Kur t’kujtohet”. Kënga flet për një çift që sapo është ndarë, pas një pabesie nga ana e vajzës. Ylli në këtë rast ka marrë rolin e djalit që mallkon dhe lutet që vajza të jetojë gjithë jetën me kujtimet e bukura e më pas të lëndohet që se ka pranë njeriun që e ka dashur vërtetë.dhurate 

(Kosova Sot Online)