Me këtë foto të vjetër nga fëmijëria, Stresi na vërtetoi se djalë i keq lind nuk bëhesh

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 10:33
Me këtë foto të vjetër nga fëmijëria, Stresi na vërtetoi se djalë i keq lind nuk bëhesh

Stresi është cilësuar gjithmonë si djali i keq i muzikës shqiptare dhe kështu në fakt ka preferuar të deklarohet ai vetë që prej fillimit. Në fakt Stresi ka treguar gjithmonë se ka qenë një djalë rebel që në fëmijëri dhe sot na e ka vërtetuar këtë gjë përmes një fotografie. Ai ka publikuar në Instagram një foto nga koha kur ka qenë në shkollë 8-vjeçare dhe Stresi është ndër fëmijët e paktë pa përparëse.

“Jam unë djali i keq përjetë, pa përparëse. Po mendoja çfarë bëjnë këta njerëz sot, shpresoj të jenë mirë Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Stresi përkrah fotos së vjetër.

Reperi duket se ka ndryshuar goxha në pamje që prej asaj kohe, por shpirti i tij rebel vazhdon të jetë i njëjtë ende dhe sot.

Kujtojmë se prej muajsh, Stresi ndodhet në arrati larg Shqipërisë dhe ka premtuar se do të kthehet gjatë zgjedhjeve në muajin prill. Megjithatë ky fakt nuk e ka penguar që të jetë aktiv në muzikë dhe të përflitet në media. Reperi ka premtuar se shpejti do të vijë në bashkëpunim me një nga reperët më të mirë britanik, C Biz.

Gjithashtu para disa ditësh ai i dha fund armiqësisë me Noizy-n, diçka që i habiti jo pak fansat e dy reperëve.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi në një intervistë të dhënë.

(Kosova Sot Online)