Me urimin më të bukur për Turin, Orinda konfirmon gjininë e bebushit që po presin!

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 10:38
Me urimin më të bukur për Turin, Orinda konfirmon gjininë e bebushit që po presin!

Ditën e djeshme, një ndër figurat më të  njohura të ekranit shqiptar, Turjan Hysko, festoi ditëlindjen e tij.

Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa vjeç është Turi, po ju bëjmë me dije se producenti i njohur mbushi dje 36 vite.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory.

Mirëpo, urimi më i veçantë i erdhi nga partnerja e tij që do ta bëjë baba për herë të parë, Orinda.

Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkruan “Të dua”, teksa e shoqëron me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.

Pra, sapo u konfirmua: Turi dhe Orinda do të bëhen me vajzë!

Video Player

00:00

00:15

Padyshim kjo është një ndër ditëlindjet më të bukura për Turin, i cili këtë vit po e feston në pritje të dashurisë më të madhe të jetës së tij.

Gjithashtu, Orinda s’na i kursen më në rrjete sociale pozat me barkun e rrumbullakosur, teksa na tregon se trupi i saj po ndryshon shumë nga dita në ditë.

Së fundmi, Turi dhe vëllai i tij, Eljo, u rrëfyen në një intervistë për “Who”, ku zbuluan shumë gjëra nga jeta e tyre.

Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se do të bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.

“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi për “Who”. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

(Kosova Sot Online)