“Kam qarë për dy javë”: Britney Spears tregon çfarë përjetoi kur pa për herë të parë dokumentarin për jetën e saj

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 10:50
“Kam qarë për dy javë”: Britney Spears tregon çfarë përjetoi kur pa për herë të parë dokumentarin për jetën e saj

Britney Spears ka treguar se ka qarë për dy javë pasi pa një pjesë të dokumentarit të saj, shkruan “The Guardian”.

Premiera e dokumentarit u publikua në shkurt dhe shqyrtoi ngritjen e super yllit të muzikës pop në majën e industrisë së muzikës, trajtimin e saj në duart e mediave tabloide, angazhimin e saj të pavullnetshëm në një repart psikiatrik në 2008, dhe fuqinë e kontrollit që babai kishte mbi jetën e saj që nga viti 2008.

Ndërsa39-vjeçarja më parë i ishte drejtuar dokumentarit në mënyrë indirekte, ajo dha një deklaratë të martën në mbrëmje përmes Instagram-it:

“Unë nuk e kam parë dokumentarin, por çfarë pashë pjesë-pjesë, u turpërova nga ato që pashë. Kam qarë për dy javë dhe akoma qaj ndonjëherë. Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë e spekuluar dhe e gjykuar.

Duhet shumë forcë për t’i besuar universit cënueshmërinë tënde të vërtetë, sepse unë gjithmonë jam gjykuar, fyer dhe turpëruar nga mediat, dhe jam akoma deri më sot.

Çdo ditë vallëzimi më sjell gëzim. Unë nuk jam këtu për të qenë perfekt. Unë jam këtu për të përcjellë mirësinë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Deklarata u shoqërua me një video të yllit të muzikës pop duke kërcyer me këngën “Aerosmith Crazy” në sfond.

Në seancën e fundit mbi kontrollin që babai i saj kishte mbi të, avokati i Spears, Samuel D Ingham III, i tha një gjykatësi të Los Anxhelosit se Spears dëshironte që menaxheri i saj i përkohshëm, Jodi Montgomery, të menaxhonte përgjithmonë punët e saj personale.

Sidoqoftë, Jamie ende ka kontroll të pjesshëm mbi çështjet financiare të vajzës së tij, një marrëveshje me të cilën artistja nuk është e kënaqur.

(Kosova Sot Online)