Pasi Universiteti i Oksfordit e propozoi për t’u studiuar, Dua Lipa jep lajmin e gëzuar

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 11:48
Pasi Universiteti i Oksfordit e propozoi për t’u studiuar, Dua Lipa jep lajmin e gëzuar

Artistja e njohur me famë botërore, Dua Lipa nuk ka të ndalur me sukseset. Pasi u propozua nga universiteti i Oksfordit për t’u studiuar, ajo ka ndarë me fansat një lajm të bukur.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Dua u shpreh se është e gëzuar se do performojë sërish në Brit Aëards pas një kohe të gjatë.

“Unë jam shumë e ngazëllyer që po kthehem të performoj për të gjithë në Britani këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të kthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Dua.

Kujtojmë që nominimet për çmimet e këtij viti do të zbulohen të mërkurën ndërsa çmimet do të zhvillohen më 11 maj në arenën London O2 dhe do të drejtohet nga komediani Jack Whitehall.

(Kosova Sot Online)