Aktori i njohur turk rrezikon dënimin me burg

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 11:39
Aktori i njohur turk rrezikon dënimin me burg

Aktori dhe këngëtari turk Ozkan Denis, i njohur për publikun me serialet turke, mund të përfundojë në burg, për dhunë ndaj gruas 20 vjet më të re.

Sipas mediave turke, hetimi mbi çështjen ka mbaruar dhe prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozkan, duke kërkuar një dënim nga gjashtë muaj burg deri në një vit e gjysmë.

{opinione}

Fejza tha se aktori e rrahu atë disa herë, dhe hera e parë që ndodhi ishte tre vjet më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier. Ajo zbuloi se një incident i dhunshëm ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj dëshmuan kundër aktorit.

Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon akuzat.

Modelja paraqiti si provë raportet nga spitali të qershorit të 2019, në të cilin shkruhet se ishte lënduar lehtë dhe sqaroi se megjithëse nuk raportoi në atë datë, raporti është si pasoje e dhunës së aktorit. Në fund të janarit, aktori 48 vjeçar postoi një fotografi me djalin në Instagram dhe pasi situata degradoi nga komete të shumta negative, aktori i bllokoi mundësinë për komente.

Denis dhe Aktan u divorcuan pas 15 muajve martese në vitin 2019, ndërsa sa i përket kujdestarisë së djalit, ish- çifti ka rënë dakort dhe kanë një kujdestari të përbashkët.

(Kosova Sot Online)