Pas përndjekjeve dhe kërcënimeve, Kendall Jenner merr vendimin e papritur

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 11:52
Pas përndjekjeve dhe kërcënimeve, Kendall Jenner merr vendimin e papritur

Kendall Jenner është frikësuar shumë së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Boëker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Boëker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”.

Por, një tjetër “përndjekës” u shfaq në pistë! Një burrë ka tentuar të notojë i zhveshur në pishinën e shtëpisë së saj, teksa është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Sipas burimeve për “TMZ”, personi në fjalë u mbajt në polici vetëm 6 orë, por më pas u lirua për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Kendall ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë. Ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia dhe të zhvendoset në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas ngjarjeve vërtet të frikshme që përjetoi.

(Kosova Sot Online)