Sulmohet nga një grua rezidenca 100 milionë dollarë e reperit të famshëm

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 17:05
Sulmohet nga një grua rezidenca 100 milionë dollarë e reperit të famshëm

Të martën mbrëma, rezidenca luksoze e reperit amerikan, Drake, është sulmuar nga një grua, e cila kishte me vete një thikë. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Toronto, e dyshohet se ajo ka goditur një roje sigurie me një tub.

Sipas “The Sun”, gruaja në fjalë është arrestuar jashtë shtëpisë 100 milionë dollarë të reperit me famë botërore.

“Një femër që mbante një thikë është arrestuar. Ajo nuk ka mundur që të hyjë në pronë dhe nuk ka pasur lëndime. Nuk është e qartë se çfarë po bënte në banesë, por ajo nuk kishte asnjë komunikim me pronarin e shtëpisë”, ka zbuluar departamenti i policisë në Toronto.

Oficeri i policisë ka treguar gjithashtu se forcat e shumta policore që ishin në vendin e ngjarjes, tashmë janë larguar. Edhe pse nga policia nuk është konfirmuar për ndonjë përplasje, burime për “Toronto Sun” kanë thënë se gruaja ka përdorur një tub metalik për të goditur një roje sigurie në rezidencë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që Drake i ndodh një gjë e tillë, pasi ka pasur edhe incidente të tjera. Në vitin 2017, një grua u arrestua brenda shtëpisë së Drake në Los Angeles pasi ajo hyri dhe piu ujë dhe pije freskuese të tjera.

Ajo ishte 24-vjeçarja, Mesha Collins, e cila nuk vodhi asgjë si dhe nuk dëmtoi ndonjë objekt në shtëpinë e reperit të famshëm.

(Kosova Sot Online)