Lidhjen e mohojnë, por faktet flasin ndryshe: Adrola Dushi merr dhuratën më romantike nga Capital T

  • G.G /
  • 02 April 2021 - 15:31
Lidhjen e mohojnë, por faktet flasin ndryshe: Adrola Dushi merr dhuratën më romantike nga Capital T

Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten prej kohësh për një romancë prej tyre. Thashethemet lindën pas pjesëmarrjes së modeles në një prej klipeve të reperit, por megjithëse janë shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi, faktet i kanë nxjerrë zbuluar.

Pak javë më parë, Capital T udhëtoi drejt ishujve Maldive, por fansat vunë re që e shoqëronte një vajzë. Nga fotot që Adrola publikoi në rrjete sociale, vihej re vendi i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e reperit. Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt New York-ut dhe as kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.

Ata kanë vërshuar me pyetjet teksa shkruajnë: “Rastësi që t’i dhe Capital T jeni në New York!”, “Capitalin me vete e ke?”,” M’i bëj të fala Capital T”, janë disa nga komentet tek fotot e Adrolës. Si për të përforcuar më tej thashethemet, Adrola ka marrë dhuratë një buqetë me trëndafila të kuq. 

(Kosova Sot Online)