Khloe Kardashian poston foton ku vëmendjen e merr unaza

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 17:00
Khloe Kardashian poston foton ku vëmendjen e merr unaza

Kloe Kardashian postoi një foto, për të treguar thonjtë e saj, të sapo bërë, por ndjekësve i mbetën sytë te unaza gjigande, plot shkëlqim.

Kloe Kardashian dhe Tristan Thomson janë prindër të një vajze, True. Tristan, komentoi poshtë fotos që Kloe postoi një “Instagram”, me disa ’emoji’ me zemra.

Khloe, është parë shpesh me këtë unaza, në postimet e fundit në rrjetet sociale, përfshirë dhe dale të rëndësishme televizive.

Khloé dhe Thompson u ndanë në vitin 2019 pasi doli lajmi se ai u lidh me miken e familjes, Jordyn Woods. Dhe ky nuk ishte skandali i tyre i parë në publik. Thompson gjithashtu dyshohet se tradhtoi Khloé në vitin 2018, në kohën kur ajo ishte shtatzënë me True.

Burimet konfirmuan verën e kaluar se Khloé dhe Thompson janë sërish bashkë, pas disa muajsh dhe qëndruan në shtëpi me vajzën e tyre gjatë izolimit për shkak të pandemisë Covid, shkruan “People”.

Në episodin e javës së kaluar të Keeping Up With the Kardashians, Khloe zbuloi se ndien presion për të folur hapur për marrëdhënien e saj me yllin e Boston Celtics.

Image


(Kosova Sot Online)