Destinacioni që “po çmend” VIP-at shqiptarë, është radha e Encës të pushojë në vendin luksoz

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 11:23
Destinacioni që “po çmend” VIP-at shqiptarë, është radha e Encës të pushojë në vendin luksoz

Kohët e fundit janë të shumtë personazhet e famshëm që kanë zgjedhur të pushojnë në Dubai. Më e fundit, është këngëtarja e njohur Enca Haxhia, e cila ka vendosur të relaksohet në këtë vend të nxehtë.

Ajo ka publikuar në Instastory foton e një personi që kishte dal ta pres për ta dërguar në hotelin ku do të vendoset atje.

Nuk dihet se me kë po i kalon Enca këto pushime, por fansat janë bërë vërtetë kuriozë se kush po e shoqëron këngëtaren.

Ndërkohë, sa i përket projekteve muzikore, “Nashta” është kënga e fundit e saj , e shoqëruar edhe me klip.

https://www.youtube.com/watch?v=AjrRF_D7j8Y&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)