Identike! Jo vetëm ne, por edhe Fero e ngatërroi Arbenitën me këtë modele të famshme!

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 10:08
Identike! Jo vetëm ne, por edhe Fero e ngatërroi Arbenitën me këtë modele të famshme!

Arbenita dhe Fero kanë qenë një nga dyshet më të përfolura këto kohë. Si fillim martesa dhe më pas shtatzënia e papritur e Arbenitës, i vendosën ata të dy në qendër të vëmendjes mediatike. Dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe pritet që të bekohen me një vajzë.

Ndërkohë që Arbenita po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël, këto kohë ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo ka ndarë shpesh foto të saj të shkrepura më parë, kur punonte si modele dhe nuk kishte marrë ende statusin që ka tani.

Prej kohësh ndjekësit i kanë vënë në dukje modeles bukuroshe se ka një ngjashmëri shumë të madhe me Kendall Jenner, madje shpesh i ngatërrojmë nëpër foto.

Në fakt, kjo s’na ndodh vetëm ne por edhe vetë partnerit të Arbenitës, reperit Fero!

Teksa lundronte në Instagram, Feros i ka dalë përpara një foto e Kendall-it dhe për një moment, ai mendoi se ishte partnerja e tij, siç shkruan edhe vetë.

“Për një moment mendova se ishte nusja ime”- shkroi reperi krahas fotos dhe nuk i vëmë faj.

Mendoni edhe ju se ngjajnë shumë?

(Kosova Sot Online)