Nga Dubai, Enca ka një kërkesë të pazakontë për fansat arabë

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 10:13
Nga Dubai, Enca ka një kërkesë të pazakontë për fansat arabë

Enca është padyshim një nga këngëtaret shqiptare më të preferuara nga gjenerata e re. Për më tepër fama e saj i ka tejkaluar kufijtë shqiptarë dhe kjo gjë tregohet fare lehtë nga shifrat në platformat muzikore.

Aktualisht Enca po shijon disa ditë pushimi në Dubai, ku shfaqet në të shumtën e rasteve vetëm dhe akoma nuk e ka zbuluar se cili është personi që po e shoqëron.

Para pak orësh, Enca ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, teksa këndon këngë në gjuhën arabe, krahas së cilës shkroi:

“Ku i kam fansat arab, më mësoni arabisht.”

Më herët, këngëtarja ka zbuluar se ka marrë një pllakatë nga Youtube, sepse ka arritur 1 milion abonues në kanalin e saj, në të cilin ka publikuar gjithë projektet muzikore. Enca është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje dhe ka premtuar se e ardhmja e saj do të jetë akoma dhe më e ndritur.

“E bekuar. Mirënjohëse. Këngëtarja shqiptare me më shumë abonues”, ka shkruar Enca përkrah videos së dhuratës.

Disa ditë më parë Enca paralajmëroi fansat së shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore. Ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj nëse donin këngë baladë/të trishta apo këngë ritmike. Pjesa më e madhe zgjodhën këtë të dytën, duke qenë se dhe Enca e ka vërtetuar se është mjaft e zonja për këngët plot ritëm.

(Kosova Sot Online)