Dafina Zeqiri i rikthehet super hitit dhe zbulon surprizën për adhuruesit e saj

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 10:46
Dafina Zeqiri i rikthehet super hitit dhe zbulon surprizën për adhuruesit e saj

Problemet shëndetësore dhe operacioni në gju nuk e kanë ndalur Dafina Zeqirin të vijojë me projektet e saj muzikore. “Duro” ishte kënga më e fundit që u publikua pak javë më parë, e cila përcillte një mesazh të fortë për të gjitha ata që po përballen me probleme të shëndetit mendor.

Pjesë e këtij projekti ishte dhe “Linja e jetës”, qendër e cila bëri me dije se shumë persona kanë rritur ndërgjegjësimin dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërsa po shijon suksesin e kësaj kënge, Dafina ka zbuluar se po punon për të sjellë një projekt të ri.

Bëhet fjalë për pjesën e dytë të këngës hit “Vuj Vuj”. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet: “Vuj Vuj, pjesa e dytë?”. Kujtojmë që Dafina zbuloi pak ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus. Ajo ka qenë e izoluar në shtëpi me Dj Geek dhe të dy kanë patur simptoma të lehta. 

(Kosova Sot Online)