Shkurte Fejza: Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin, e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 18:16
Shkurte Fejza: Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin, e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë

Dhimbjen e saj, për ikjen në amshim të humoristit të njohur Rasim Thaçit - Cimës, e ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e saj sociale në Facebook, edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim.
 Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi", ka shkruar Fejza.

Postimi i plotë:

Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim.
 Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi.


Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë por fati i tij ishte se ai ishte artist i  madh i vendit  të vogël dhe pa shtet e pa përkrahje që nuk i siguroj asgjë dhe as një vakcinë nuk ja siguroj me kohë e cila do ta mbronte dhe do ta kishim edhe sot këtë artist me përmasa të jashtëzakonshme interpretuese.
Zonja Shukrije,  Adelinë,Burim e Artan dhe familja Thaqi të jeni krenar që e patët, qofshi shëndosh e me jetë të gjatë dhe kujtone me pietet , respekt e dashuri, ashtu do ta kujtojmë edhe ne miqtë e Tij.
I përjetshëm mbetet kujtimi për Cimën tone shumë të dashur.
SHF.

Image


(Kosova Sot Online)