Ronela Hajati këtë javë sjell këngën e radhës nga albumi i ri

  • G.G /
  • 06 April 2021 - 11:45
Ronela Hajati këtë javë sjell këngën e radhës nga albumi i ri

Ajo është duke vazhduar me publikimin e këngëve nga albumi i ri i saj i quajtur “Rron”.

Fjala është për këngëtaren Ronela Hajati, e cila këtë javë vjen me një tjetër projekt të ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale, artistja e njohur tregon se më 10 prill (e shtunë) sjell të radhës.

“Shumë i mirë, 10 prill. Rron”, ka shkruar Hajati duke etiketuar edhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan në realizimin e gjithë këtij projekti.

Fansat dhe ndjekësit mezi po presin për këtë prurje të Ronelës, pasi reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta.

“Prologue” ndryshe është projekti rikthyes i këngëtares i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Për vetëm pak ditë ka marrë afro 500 mijë klikime në platformën YouTube.

(Kosova Sot Online)