Dokumentari i Kanye West arrin në Netflix për 30 milionë dollarë

  • G.G /
  • 07 April 2021 - 10:40
Dokumentari i Kanye West arrin në Netflix për 30 milionë dollarë

Kanye West po vjen me një projekt të madh në Netflix.

Në dokumentar do të shfaqet një video në shtëpi që nuk janë parë me parë, transmeton Indeksonline.

Ky dokumentar do të shfaqet në Netflix në vitin 2021.

Sipas Billboard, dokumentari i tij, arriti në Netflix për 30 milionë dollarë.

Një burim tjetër tha se ky dokumentar do të tregojë historinë e reperit dhe producentit për ndikimin e famës dhe repit.

Projekti gjithashtu planifikon të merret me vdekjen e nënës së Kanye , Donda West dhe kandidimin e tij për President në vitin 2020.

Nuk është ende e qartë nëse do të trajtojë divorcin e tij me Kim Kardashian.

(Kosova Sot Online)