“Bad Rosita” e kopjuar nga Rihanna? Rina i përgjigjet për herë të parë akuzave

  • G.G /
  • 07 prill 2021 - 11:56
“Bad Rosita” e kopjuar nga Rihanna? Rina i përgjigjet për herë të parë akuzave

Rina Balaj kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj.

Pas publikimit të këtij projekti, pati reagime të shumta, duke qenë se shumë ende i konsiderojnë si tema tabu.

Në fakt një këngë me tematikë të tillë nuk është e padëgjuar në botë. Në vitin 2010, Rihanna bëri bujë të madhe me këngën “Te Amo”. Njësoj si në këngën e Rinës, Rihanna flet për një vajzë lezbike që bie në dashuri me shoqen e saj heteroseksuale, që nuk mund t’ja kthej dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Edhe videoklipi në një pjesë është shumë i ngjashëm, ku dy vajzat shihen duke bërë kërcim sensual me njëra-tjetrën në një vend me errësirë.

Sigurisht, këto fjalë shkuan edhe në veshin e Rinës, e cila i është përgjigjur për herë të parë akuzave. Këngëtarja shqiptare tregon se megjithëse e di që ka ngjashmëri mes “Bad Rosita” dhe “Te amo”, kënga e saj është origjinale dhe një histori e krijuar nga vetë ajo.

“Meqë ra fjala, lajmi i fundit: Kjo këngë është origjinale dhe e bërë nga unë. Po, po, po, ka të njëjtën histori me Rihanna-Te amo, por prap nuk është e njëjta! Mjaft u përpoqët të gjeni ku e kam vjedhur, jeni qesharakë.”- ka shkruar ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=kzwmPMw9HHY&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)