Demi Rose publikon “bombën” e radhës, pozon topless teksa pjesët intime i mbulon me…

  • G.G /
  • 08 April 2021 - 11:17
Demi Rose publikon “bombën” e radhës, pozon topless teksa pjesët intime i mbulon me…

Demi Rose di se si të tërheqë vëmendje gjithmonë. Modelja këtë herë ka pozuar topless për një set të ri fotografik.

25-vjeçarja nuk i la vend imagjinatës, pasi pozoi vetëm me një “fund” dhe me një palë taka, shkruan “Daily Mail”.

Rose i kishte lënë flokët e gjatë e me balluke të lëshuar dhe kishte bërë make up të plotë.

Ndërkohë, gjoksin bombastik u mundua ta mbulonte me anë të krahut teksa pozonte.

Pak ditë më parë, bukuroshja seksi provokoi ndjekësit me disa imazhe të tjera të shkrepura në kuzhinë. Ajo shihej e veshur me bikini në pjesën e poshtme dhe me një këmishë të bardhë që i tregonte gjoksin.

Postime të tilla kanë qenë të shpeshta në rrjetet sociale të Demit në muajt e fundit, pasi ajo ka qenë duke shijuar pushimet në Maldive dhe në Tanzani.

Rose ka nënshkruar një marrëveshje modelingu për herë të parë në moshën 18-vjeçare dhe deri më tani nuk ka reshtur së modeluari.

(Kosova Sot Online)