Imazhi i xhamisë Riyadha në bluzën e Jay Z-së revolton besimtarët myslimanë

  • G.G /
  • 08 April 2021 - 14:03
Imazhi i xhamisë Riyadha në bluzën e Jay Z-së revolton besimtarët myslimanë

Reperi Jay Z është fotografuar së fundmi i veshur me një bluzë e cila mbante imazhin e xhamisë Riyadha, një xhami historike Keniane.

Imazhet u ngarkuan në Instagram si nga stilisti i bluzave Zeddie Loky dhe nga marka e veshjeve. Mirëpo, pamjet e tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë revoltuar besimtarët myslimanë.

Më 3 Prill, Xhamia Riyadha postoi një letër në faqen e saj në Facebook, duke thënë se komiteti i menaxhimit dhe besimtarët ishin të shqetësuar dhe të fyer nga fotot e Jay-Z të veshur me bluzë, e cila përmban një imazh të gjelbër të xhamisë.

Drejtuar Lukoye, xhamia tha se ishte thellësisht e shqetësuar për portretizimin dhe keqpërdorimin e imazhit të xhamisë, duke kërkuar që stilisti të kërkonte falje publike.

“Ne nuk e konsiderojmë këtë një nder, as një privilegj, për xhaminë historike dhe themeluesin e saj Habib Swaleh që imazhet e saj të portretizohen në një mënyrë të tillë. Prandaj, ne me mirësjellje ju kërkojmë që të tregoni respekt për xhaminë duke hequr portretin e xhamisë sonë në këmishë, për të na treguar që ju me të vërtetë i respektoni njerëzit e Lamu dhe xhamisë”- shkruhej në letër nga Abubakar Badawy, sekretari i përgjithshëm i xhamisë Riyadha.

(Kosova Sot Online)