E uroi para kohe, ja si reagoi Dafina kur shoqja e saj i “ngatërroi” ditëlindjen
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhuratën që shoqja i ka bërë duke menduar se sot është ditëlindja e saj.
Dita e lindjes e yllit të muzikës është 14 prill 1989, po mesa duket mikja e këngëtares, Nora ka ngatërruar datën.
”Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë.
Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, ka qenë pusulla që shoqja e Dafinës ka shkruar për këngëtaren.
Ndërkohë, Dafina i ka kthyer përgjigje publikisht duke thënë se Nora është e para gjithmonë dhe i ka kujtuar se ditëlindja e saj është me 14 prill.
”She’s always first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”, ka shkruar Dafina krahas pusullës.
Këngëtarja e paska marrë me humor dhe siç duket i ka pëlqyer ideja e kësaj surprize.
Kujtojmë se “Duro” ishte projekti muzikor që Dafina Zeqiri kishte përgatitur prej kohësh dhe i surprizoi të gjithë me mesazhin e fortë që përcolli përmes tij. E publikuar në fillim të muajit mars, kjo këngë u kthye shumë shpejt në një himn për njerëzit që janë përballur me sfida nga më të vështirat në jetë. Madje kjo këngë ja ka arritur qëllimit dhe “Linja e Jetës” bëri me dije se shumë persona kanë rritur ndërgjegjësimin duke thirrur qendrën telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve.
(Kosova Sot Online)