Gati për publikim! Stresi zbulon detaje nga bashkëpunimi me reperin anglez

  • G.G /
  • 09 April 2021 - 10:45
Gati për publikim! Stresi zbulon detaje nga bashkëpunimi me reperin anglez

Para disa javësh Stresi njoftoi se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim të ri me një nga reperët më të njohur në Britani, C Biz. Ai publikoi në Instagram një video me reperin në fjalë, teksa të dy shfaqeshin në një studio muzikore. Vetë Stresi tregoi se ndihet shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ndërkohë së fundmi Stresi ka zbuluar detaje të reja nga bashkëpunimi me C Biz. Reperi shqiptar ka postuar një video nga prapaskenat e klipit, i cili duket se është xhiruar brenda një shtëpie. Po ashtu ai ka publikuar edhe një video nga një pishinë, ku ka xhiruar me disa vajza seksi. Stresi ka zbuluar se kënga e re do të mbajë titullin “Sometimes I’m Feeling Good” dhe pritet që të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se C Biz është një nga reperët më të mirë dhe të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe emri i tij vazhdon të jetë trend në listat muzikore. Një nga këngët më të famshme të reperit britanik është “The Game’s Mine”, që numëron miliona klikime.

Ndërsa Stresit prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.

(Kosova Sot Online)