Po shijon pushimet luksoze në Dubai, Enca Haxhia pozon me gjarprin gjigant në krahë

  • G.G /
  • 09 April 2021 - 10:58
Po shijon pushimet luksoze në Dubai, Enca Haxhia pozon me gjarprin gjigant në krahë

Enca Haxhia i ka bërë dhuratë vetes disa ditë relaksi në Dubai nga ku ka postuar shpesh imazhe e video për t’i treguar ndjekësve të saj pothuajse çdo gjë që bën.

Së fundmi, këngëtarja ka vizituar një ndër kopshtet zoologjike më të famshme në Dubai, i cili quhet “Fame Park” dhe është në pronësi të sheikut të njohur Saif Ahmad Belhasa.

Artistja ka publikuar foto ku shihet duke pozuar krah deveve, arinjve, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte poza me një gjarpër të madh të zbutur, i cili pesho 35-40 kilogramë.

Megjithatë, Enca nuk duket aspak e frikësuar dhe e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë të veçantë.

Këngëtarja ka ndarë herë pas here edhe foto e veshur me bikini, ku në plan të parë ka vënë gjoksin bombastik.

(Kosova Sot Online)