Jonida Vokshi feston sot ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga Besniku

  • G.G /
  • 10 April 2021 - 10:12
Jonida Vokshi feston sot ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga Besniku

Jonida Vokshi është një nga personazhet publikë më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Bukuroshja është bërë pjesë e ekranit në një moshë shumë të re dhe duhet thënë se është ndër vajzat e televizionit që nuk ka prekur asgjë në portret që nga fillimi i karrierës. Jo më kot është cilësuar si një nga moderatoret e aktoret më simpatike dhe vazhdon ende të mbajë këtë titull që është bërë nënë e një vajze.

Jonida feston ditëlindjen dhe duket se koha ka ndalur për të sepse sot ajo mbush 35 vjeç dhe akoma ruan atë freskinë që e ka karakterizuar që në fillimet e saj në televizion.

Moderatorja ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, por atë më të veçantin e mori nga partneri i saj, Besnik Krapi.

Ai ka publikuar një foto me Jonidën krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ndjera.

“Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjith je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e Urime.”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë se më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.

Ndyshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes.

Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale.

(Kosova Sot Online)