Julia Roberts dhe George Clooney ribashkohen për një tjetër projekt

  • G.g /
  • 10 April 2021 - 15:08
Julia Roberts dhe George Clooney ribashkohen për një tjetër projekt

Aktorët e famshëm Julia Roberts dhe George Clooney janë bërë sërish bashkë për komedinë romantike “Ticket to Paradise”. Duke luajtur në shumë filma të suksesshëm si “Ocean’s Eleven” , “Money Monster”, ata kanë provuar se kanë një kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin.

Të dy aktorët, për shumë vite miq të mirë do të interpretojnë një çift të divorcuar, që do të udhëtojë për në Bali, për të mos lejuar që vajza e tyre të bëjë “gabimin” që ata bënë 25 vjet më parë, pra të martoheshin.

Drejtuar nga All Parker, xhirimet do të fillojnë në muajt e ardhshëm. Filmi i Universal do të dalë në kinema dhe jo në një platformë elektronike, një fakt që ka provokuar reagime shumë pozitive, si nga publiku ashtu edhe nga kritikët. 

(Kosova Sot Online)