Ja si dukej Rita Ora në fëmijëri

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 09:09
Ja si dukej Rita Ora në fëmijëri

Rita Ora shfaqi fizikun e saj të bujshëm në një paraqitje me bikini të lëkurës së gjarprit të shtunën ndërsa zbuloi ‘disponimet’ e saj të ndryshme në një seri fotografish të publikuara në Instagram.

Këngëtarja 30 vjeçare, u sigurua të përfshinte një fotografi të adhurueshme nga fëmijëria e saj, ku shquhej si një kaçurrele ngjyrë çokollate.

Në një foto tjetër, ajo zbuloi profilin e saj anësor ndërsa po merrte një pamje dramatike të makijazhit.

Rita duket se ishte në skenë për fotografinë e improvizuar, ndërsa ishte ulur në një makinë retro ngjyrë rozë para se të hidhej për të zbuluar veshjen e saj të plotë.

Ylli i muzikës pop mbylli derën e makinës në fotografi përpara se të ndante me ndjekësit edhe një ‘selfie’.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now“ shfaqi sensin e saj eklektik të stilit ndërsa u shfaq pa sytjena në një xhaketë sportive me shirita, të cilën ajo e kombinoi me pantallona të ngjashme.

Image

(Kosova Sot Online)