Besiana Mehmedi: Artist më origjinal e të vyer si Shaqir Hoti s'do ketë më

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 12:00
Besiana Mehmedi: Artist më origjinal e të vyer si Shaqir Hoti s'do ketë më

Instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili që nga mosha e fëmijërisë, luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera, ka ndërruar jetë të shtunën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për ta ndëruar figurën e tij, shumë artistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, përmes rrjeteve sociale...

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur Besiana Mehmedi ka shkruar: Artist më origjinal e të vyer s'do ketë më!  Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi...

Postimi i plotë:

Plak më të urtë ska pas Kosova! 

Artist më origjinal e të vyer sdo ketë më! 
Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi....

Patëm nderin që të njohëm nga afër dhe së bashku ngritëm vlerat e Deçanit dhe Kërçovës përmes shumë projekteve me rëndësi për kulturën e kombin! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës maestro Shaqir Hoti- shembëlltyrë e modestisë që tregonte madhështinë tënde!

Image

(Kosova Sot Online)