Në prag të martesës, vajza e Eli Farës ndahet nga biznesmeni shkodran

  • G.G /
  • 12 April 2021 - 11:02
Në prag të martesës, vajza e Eli Farës ndahet nga biznesmeni shkodran

Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina bëri publike lidhjen me Alis Hysën në Nëntor të vitit 2020.

Ajo prezantoi për herë të parë partnerin, duke publikuar një foto pranë tij në rrjete sociale.

Në fillim të këtij viti dyshja u fejuan zyrtarisht, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. “Panorama Plus” ka zbuluar nga miqtë e tyre se ata janë ndarë. 

Sipas burimeve marrëdhënia e tyre është ftohur. Kujtojmë se Alisi është rreth 40 vjeç dhe biznesmen nga Shkodra. Ai dhe Marina janë njohur nga miqtë e përbashkët.

(Kosova Sot Online)