Modelja e njohur shqiptare shtatzënë, zbluon gjinin e foshnjës

  • G.G /
  • 12 April 2021 - 11:11
Modelja e njohur shqiptare shtatzënë, zbluon gjinin e foshnjës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, është ndër më të pëlqyerat ndonjëherë.

Ajo për vite të tëra jeton në Amerikë, nga ku edhe sjell imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë.

Ajo u shfaq së bashku me dy vajzat e saj, ndërsa me mbishkrimin në bluzë bëri të ditur se është në pritje të një djali.

“Vogëlushi është në ardhje, jemi shumë të lumtur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Emina përndryshe është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin ka dy fëmijë.

(Kosova Sot Online)