Genta Ismajli feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

  • G.G /
  • 12 April 2021 - 11:37
Genta Ismajli feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

Këngëtarja Genta Ismajli është sot vajza e ditëlindjes dhe me siguri jeni të gjithë kuriozë të dini sa vjeç mbush ajo.

E hamendësuat?

Ok pra, po jua tregojmë ne. Genta ka lindur më 12 prill të vitit 1984 dhe sot ka mbushur 37 vjeç.

Urimin e parë dhe më të bukurin, këngëtarja e mori që në mesnatë nga partneri i saj turk.

Në Instagram, Usta ndau një foto të Gentës teksa shkruante fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Të dua shumë”- shkroi ai në shqip, duke e pasuar me një urim super të gjatë.

Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë njohur bashkë fare rastësisht dhe sot janë një nga çiftet më të preferuara të showbizit.

Genta dhe Usta kanë 2 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe kudo i kemi parë të pandarë nga njëri-tjetri. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Por e ftuar në emisionin “Rudina”, Genta tha se lajmet për shtatzëni nuk janë të vërteta dhe duket se aktualisht çifti janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Sa i përket planeve për martesë, ajo u shpreh:

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”.

(Kosova Sot Online)