Thyen rekordin “Guiness” të “Gangam Style”, kjo këngë merr miliona klikime në “YouTube” vetëm në 24 orë nga publikimi

  • G.G /
  • 14 April 2021 - 11:09
Thyen rekordin “Guiness” të “Gangam Style”, kjo këngë merr miliona klikime në “YouTube” vetëm në 24 orë nga publikimi

Rose, vokalistja kryesore e grupit të vajzave koreane “BLACKPINK”, ka vendosur dy rekorde botërore “Guinness” me këngën e saj të fundit solo.

Këngëtarja, e cila debutoi si anëtare e grupit me katër pjesëtare në vitin 2016, publikoi në muajin mars projektin e saj të parë solo “R”, pjesë e së cilit janë këngët “On the Ground” dhe “Gone”, raporton “W Magazine”.

“On the Ground”, kënga kryesore debutuese e këngëtares me origjinë nga Korea dhe e lindur në Zelandën e Re, u certifikua si videoja muzikore më e klikuar në “YouTube” në 24 orët e para të publikimit nga një artist solo K-pop, me 41.6 milionë shikime.

Rekordin e mëparshëm e mbante hiti viral i vitit 2012 nga Psy, “Gangnam Style”, me 36 milionë shikime.

Rose ishte gjithashtu këngëtarja e parë që kryesoi në tabelën “Billboard Global” si artiste solo, ashtu edhe si grup.

Ajo arriti numrin një në “Global Billboard 200” dhe “Billboard Global Excl”. SHBA me “On the Ground” më 27 mars, pasi kryesoi vitin e kaluar në “Global Excl”. US me “Lovesick Girls” me grupin “BLACKPINK”.

Përveç në “Billboard Global”, debutimi solo i Rose ka arritur në top listat muzikore anembanë globit.

“On the Ground”, kënduar tërësisht në anglisht, arriti vendin e 70-të dhe atë të 43, përkatësisht në listën “Hot 100 të Billboard” dhe “Britain’s Official Singles”, si kënga më e mirë nga një soliste femër K-pop.

https://www.youtube.com/watch?v=BLIkDCEEquo

(Kosova Sot Online)