“Mezi pres të takohem me ty”, Besnik Qaka baba për herë të dytë

  • G.G /
  • 14 April 2021 - 12:21
“Mezi pres të takohem me ty”, Besnik Qaka baba për herë të dytë

Artisti i njohur, Besnik Qaka së shpejti do bëhet baba për herë të dytë. Këtë e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Lolita e cila përmes një postimi të publikuar në Instagram dha lajmin se janë në pritje të ëmbël.

“Mezi pres të takohem me ty”, ka shkruar Lolita. Kujtojmë se, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli kanë kurorëzuar dashurinë me martesë më 30 shtator të vitit 2017.

Besniku dhe Lolita në vitin 2018 janë bërë prindër të vajzës, Una.

(Kosova Sot Online)